Lajmet e fundit
"Menjëherë pas përfundimit të balotazhit në zgjedhje lokale do të iniciohet formimi i Ekipit të Unitetit. Është mirë që të gjithë qeveritarë e opozitarë të jenë pjesë e tij dhe të punohet së bashku, pasi në pyetje është e ardhmja e vendit. Synimi është që sa më parë të anëtarësohemi në OKB, sepse automatikisht të gjitha problemet tona të anëtarësimit zgjidhen"

Blerim Shala, këshilltar i presidentit të vendit, ka thënë se përgatitjet për nisjen e raundit të ri të bisedimeve me Serbinë, më konkretisht formimi i Ekipit të Unitetit pritet të nisë fill pas kryerjes së balotazhit të zgjedhjeve lokale.
"Menjëherë pas përfundimit të balotazhit në zgjedhje lokale do të iniciohet formimi i Ekipit të Unitetit. Është mirë që të gjithë qeveritarë e opozitarë të jenë pjesë e tij dhe të punohet së bashku, pasi në pyetje është e ardhmja e vendit. Synimi është që sa më parë të anëtarësohemi në OKB, sepse automatikisht të gjitha problemet tona të anëtarësimit zgjidhen".
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se çështja e demarkacionit duhet të zgjidhet sa më shpejtë, duke nënvizuar se ka një pikë në marrëveshjen me Malin e Zi që lejon rishikimin e sj nëse ka fakte të reja.
"Ka mundësi rishikimi të marrëveshjes për demarkacionit, pas ratifikimit, nëse gjenden fakte të reja. Ka disa cështje në të cilat nuk duhet bërë tifozllëk, për njërën apo tjetrën palë. Liberalizimi i vizave, ushtria dhe integrimet europiane janë të tilla cështje. Shpresoj që komisioni do ta kryejë punën e tij sa më shpejtë dhe t'ia ofrojë kryeministrit të vendit raportin për vijën kufitare".
Këshilltari i Hashim Thaçit po ashtu ka komentuar akordin për sistemin gjyqësor në veri të vendit, i cili sipas tij garanton njëshmërinë e sistemit gjyqësor në krejt territorin, rrjedhimisht funksionim të organeve të drejtësisë sipas Kushtetutës së Kosoëvs, edhe atje.
"Në Kosovë do të ketë një palë ligje, një kushtetutë dhe një sistem ligjor. Gjykatat në veri të vendit do të funksionojnë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Është gabim të thuhet që ka pasur struktura paralele në veri. Ne e kemi pasur Serbinë në veri. Por jo më". /klankosova.tv