Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, vizitoi Deçanin, ku inspektoi punimet në Palestrën e Sportit dhe në stadiumin e këtij qyteti.
Këto projekte janë në kuadër të investimeve kapitale që bën MKRS-ja në fushën e sportit. Vlera e të këtyre investimeve arrin shumë e rreth 2 milion eurove.
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Komunës së Deçanit, përmes përkrahjes së shumë projekteve, dhe veçmas këtyre dyjave në fushën e sportit.