Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik sot ka trajtuar monopolin e homologimit të veturave në vend dhe barrierat jotarifore, njofton Klan Kosova.
Çështja kryesore ka qenë që pas datës 19 korrik kompanisë së tanishme që kryen këtë shërbim do t’i vazhdohet kontrata edhe për dhjetë vjet.
Por nga Ministria e Infrastrukturës thonë se kjo çështje është e rregulluar me ligj.
Sipas Nebih Shatrit, drejtorit të Departamentit për Automjete, kështu do të mbetet derisa një grup i ekspertëve që ka qëndruar në Kosovë të marrë një vendim se si të vazhdohet më tutje.
Nga kompania Euro-Lab theksojnë se për homologim qytetarët e Kosovës paguajnë më pak sesa vendet fqinje.
Shala ka thënë që deklarata është e nxituar sepse që prej hyrjes në Kosovë kontrollimi i automjeteve bëhet me standarde të Bashkimit Evropian.
Kronikë nga gazetari Liridon Zeqiri