Lajmet e fundit

Ylli i muzikës pop Shakira ka treguar se është sulmuar nga dy derra të egër ndërsa po shëtiste në një park në Barcelonë me djalin e saj.
Këngëtarja 44 vjeçare thotë se derrat i ngrysën çantën dhe telefonin pasi ajo u përball me ta.
Ajo ia shprehu ndodhinë e keqe fansave të saj në Instagram, duke bërë të ditur se ishte me djalin e saj tetëvjeçar, Milan, kur incidenti ndodhi.
“Shikoni se si e kanë lënë çantën time dy derra të egër që më sulmuan në park. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim celular. Ata kanë shkatërruar gjithçka”, tregonte këngëtarja duke mbajtur çantën e saj të shkatërruar para kamerës.
Shakira është viktima e fundit e derrave që hanë mbeturina, të cilët kanë pushtuar Collserolan, një periferi të mbushur me njerëz të famshëm, shkruan Evening Standard, transmeton Klankosova.tv.
Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin ushqyesit e maceve, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.