Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka takuar gjatë ditës së sotme aktivistët për të drejtat e kafshëve.
Siç thuhet në njoftimin për media, në takim është diskutuar për praktikat më efektive të menaxhimit të situatës me qentë endacakë.
“Nëse nuk adresohet burimi i problemit, që janë njerëzit që i braktisin qentë shtëpiakë, çështja e qenve të rrugës nuk do të zgjidhet kurrë”.
“Pas largimit nga rruga dhe sterilizimit, politika kryesore duhet të jetë regjistrimi i qenve me pronar dhe parandalimi i braktisjes”, ka thënë Shahini, teksa ka bërë thirrje të votohet numri 149.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.