26.11.2015 · përditësuar para 3901 dite1 min lexim
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se moszbatimi i Kontratës Kolektive nuk vjen nga sektori privat, njofton Klan Kosova.
Ai ka theksuar se punëtorët në Kosovë po trajtohen mirë dhe se nuk di të ketë ndonjë kompani koosvare që nuk i ka plotësuar kriteret edhe më parë.
"Aleanca e Biznesit ka arritur një ujdi dhe asnjëherë punëtorët në Kosovë nuk kanë më shumë të drejta se sa në vitin 2015".
"Askush në Kosovë nuk dëshiron që punëtorët të mos kenë trajtim dinjitoz në vendin tonë".
"Nuk ka asnjë sektor prodhues në Kosovë që nuk i ka plotësuar kriteret edhe para se të nënshkruhet kontrata kolektive".
"Nuk është problemi te Oda Ekonomike dhe te sektori privat".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.