Njëri nga ta do të dalë në fushë me flokë me xhel, duke me gomë përtypëse dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Tjetri do të jetë më serioz e i fokusuar në ndeshje. Por, që të dy e kanë merituar të qenit gardianë të skuadrave respective në ndeshjen më të madhe të sezonit.
Ata vijnë nga shkolla të ndryshme të portierëve, nga gjenerata të ndryshme dhe nga stile të ndryshme loje, në situata krejt të ndryshme. Njëri ka kohë që është në elitën e portierëve botërorë, tjetri synon pikërisht këtë gjë, por të dielën të dy kanë vetëm një qëllim: ta ngrenë trofeun e Champions.
Çuditërisht, Buffon, 37 vjeçar nuk ka fituar kurrë një trofe Champions. Por, reagimet e tij ishin kyqe për ta çuar sivjet Juventusin në Berlin. ‘Gigi’ ka pranuar vetëm shtatë gola deri në finale, më pak se çdo portier tjetër. Gardiani tregoi respekt për homologun e tij tek Barcelona.
“Ai ka arritur gjëra të mëdha me Gjermanië dhe këtë po e bënë edhe me Barcelonën. Ka karakter të fortë dhe është goxha i talentuar”.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.