Lajmet e fundit
Los Blancos përballen me Bilbaon në San Mames, të mërkurën mbrëma.

Vizita e Rafa Benitezit në San Mames pritet të jetë sfida më e madhe e Real Madridit deri tani – a do të kthehet në shtëpi i mbuluar me lavdi, apo i dëshpëruar nga disfata?
Me një sy në Balaidos, ku Barcelona përfundon ndeshjen, Real Madridi shkon në pushim me dy pjesëve, duke shpresuar që të që skuadra katalane të rrëshqasë.
Në lojë janë tre pikë, në një përballje shumë të vëeshtirë. San Mames, njejtë si Mestalla, Camp Nou dhe Ramon Calderon shënuan rënien e trajnerit të fundit të Los Blancos.
Pas përballjeve me Sportingun, Betisin, Espanyolin dhe Granadan, kështjella e Bilbaos do të jetë sfida e radhës e Benitezit.
Skuadra kampione e Superkupës së Spanjës është e përgatitur që të demonstrojë fuqinë që e ka treguar në të kaluarën. Ernesto Valverde, që orkestroi planin për të gjunjëzuar Barcelonën, do të punojë shumë që këtë t’ia bëjë edhe Real Madridit.
Keylor Navas është në rrugë të mirë që ta thyejë rekordin e Iker Casillasit, ndërsa CR7 atë të Raulit. Pasi dështoi që të shënojë golin e 323-të ndaj Granadas, portugezi synon që në San Mames të bëjë historinë.