Lajmet e fundit
Lojtarët e Barcelonës kanë para vetes një sfidë - të fitojnë shtatë tituj brenda një sezoni.

Në fund të këtij viti, Messi e Mascherano, Alves e Neymar, ose Bravo mund të bëjen të vetmit futbollistë që kanë fituar shtatë trofe brenda një sezoni.
Rekordi aktual mbahet nga Barcelona e 2009-ës, që nën udhëheqjen e Pep Guardiolës fitoi gjashtë tituj. Asnjë nga ata futbollistë nuk ishin në gjendje të garojnë për trofeun e shtatë pasi nuk pati gara ndërkombëtare atë vit.
Këtë vit gjithçka është ndryshe për shkak të Copa America dhe gjithçka çon në drejtim të fitimit të këtij titulli nga së paku një futbollist i Barcelonës.
Në letra, janë Argjentina, Kili dhe Brazili, favoritët për fitimin e këtij trofeu, dhe të gjitha këto kombëtare kanë së paku një futbollist që luan për Barcelonën.
Deri në fund të vitit janë edhe disa gara në të cilat pritet që katalanët të triumfojnë - Superkupa Evropiane, Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Botës për Klube. Sfida për të fituar shtatë titujt është hapur; një sfidë të cilën askush nuk e ka fituar.