Lajmet e fundit

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, dhe ka shtuar se e gëzon fakti që ka progres në shumë fusha,
Numri një i Gjilanit këto komente i bëri në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëv etë kësaj komune ku u diskutua për 9-mujorin e punës së vitit 2015.
Ndër sukseset gjatë kësaj periudhe kohore është vlerësuar ndërtimi i 17-të shtëpive për familjet që kanë probleme me banim.
Haziri tha me këtë rast se do të vazhdohet me këtë ritëm, derisa siç tha ai "t’i nxjerrim të gjitha familjet nga gjendja e rëndë e banimit”.
Te sektori i arsimit, u tha se ka progres sa i përket ngritjes së cilësisë, e që e dëshmon edhe suksesi i nxënësve gjilanas, që gati në të gjitha garat janë kthyer me vendin e parë, të dytë ose të tretë.
Ndërkohë, mbi 200 mijë euro janë inkasuar më shumë krahasuar me vitin e kaluar nga lejet e ndërtimit në kuadër të urbanizmit, pastaj është filluar me hapjen e rrugëve në “Fiadanishte” për të vazhduar me “Monteeth” e “Livadhet e Arapit”.
Kreu i Gjilanit paralajmëroi se tre muajt e fundit të këtij viti do të jenë edhe më dinamik në realizimin e projekteve për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve, transmeton Klan Kosova.