Lajmet e fundit

Obligimi kushtetues i presidentit për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare konsiderohet sfidë për të parin e Shtetit, Hashim Thaçi, shkruan Zëri.
Sfidë kryesore pos pamundësisë për t’i ulur në një tryezë pozitën dhe opozitën ai do ta ketë edhe përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.
Dështimet si udhëheqës i ekzekutivit, më pas edhe si ministër i Punëve të Jashtme, në sjelljen e njohjeve të reja, liberalizim të vizave, UNESCO-ja etj., janë sinjale të mjaftueshme se Thaçi nuk është i pranuar ndërkombëtarisht, shkruan sot gazeta "Zëri".
Përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë në vend thonë se mospërkrahja e liderëve perëndimorë ndaj Thaçit u pa edhe në ceremoninë glamuroze të inaugurimit të tij.
Në rreth një vit e gjysmë, sa ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka arritur t’ia sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete: Antigua e Barbuda, si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së).
Shkrimin e plotë në Gazetën Zëri.