Lajmet e fundit

Platforma Artmotion këtë herë i ka vënë në sfidë banorët e Big Brother VIP Kosova 2.
Artmotion ka menduar për ‘Sfidën e Buxhetit’ të kësaj jave, duke vënë në dispozicion 2 mijë balona.
Sipas ‘Vëllait të Madh’ në mesin e këtyre 2 mijë balonave, nëntë prej tyre mbajnë nga një shkronjë, e ato shkronja e formojnë fjalën Artmotion.
Ato shkronja do të gjenden e dallohen kur shpërthehen balonat me pajisjet që janë ndarë nga ‘Vëllai i Madh’ e janë venosur në dhomën e ndejës.
Kjo sfidë do të realizohet me rënien e gongut disa herë për një periudhë, pas rënies së gongut do të shqiptohet emri i njërit prej banorëve dhe për 60 sekonda duhet të dalë jashtë banori që i thirret emri që të shpërthejë sa më shumë balona.
Kjo sfidë do të vazhdojë kështu derisa ‘Vëllai i Madh’ ta ndërprejë./Klankosova.tv
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: