Lajmet e fundit

Iniciativës se Arsenalit për të nënshkruar me mesfushorin e Sevilles, Stephen Nzonzi, siç duket i ka ardhur fundi.
Kjo për faktin se shefi i klubit të Sevilles, Jose Castro, u shpreh se duan të mbajnë në radhët e veta mesfushorin francez.
" Ai është lojtari ynë", tha Castro.
Castro deklaroi se në kryesinë e klubit të tij nuk ka ardhur asnjë ofertë për Nzonzin.
Trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery, sa ishte te Sevilla e kishte stërvitur mesfushorin 29 vjeçar.
Nzonzi ka 3 vite që luan te Sevilla. Ai këtë sezon me kombëtaren e tij Francën e fituan Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, transmeton Klan Kosova.