Lajmet e fundit

Sevilla ka vazhduar rrugën drejt mbrojtjes së titullit pasi eliminoi skuadrën tjetër spanjolle, Athletic Bilbao, pas ekzekutimit të penalltive (5:4).
120 minutëshi u mbyll 1:2 për baskët, ashtu siç kishte fituar edhe Sevilla në ndeshjen e parë.
Nga pika e bardhë më të suksesshëm u treguan kampionët aktual të këtij kompeticioni, që fituan 5:4 për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League.
Tri skuadrat tjera të kualifikuara në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës janë Liverpool, Villareal dhe Shakhtar Donetsk.