Lajmet e fundit

Tashmë janë të njohura disa sete fotografish me femrat të cilat vuajnë nga sëmundja e kancerit dhe si pasojë ato humbin flokët e tyre.
Por dikush vendosi që të krijojë një set fotografish të ngjashëm por me një qëllim tjetër.
Këtu përfshihen portretet e femrave që vuajnë nga sëmundja e alopecisë, që është një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve, transmeton Klan Kosova.
Në shumicën e rasteve me këtë çrregullim, flokët bien në disa pjesë të kokës por disa të tjerë humbin krejtësisht flokët e tyre.
Fotografi që realizoi këtë set tha se përpos që deshi të ngrisë vetëdijën për këtë sëmundje, ai deshi edhe të thejë tabunë që ekziston në shoqëri se femrat duhet të kenë flokë të gjata.