Sërxhan Popoviq, kryetari i Graçanisës, ka thënë se vendimi për ngritjen e taksës është bërë kundër serbëve të Kosovës, e jo kundër Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Kjo po bëhet që të dëbohen populli serb nga Kosova – ne duam të jetojmë në paqe, por jo më këso veprimesh që na e pamundësojnë një jetë të qetë”, ka thënë Popoviq.
Kështu është deklaruar ai në Graçanicë gjatë protestës që po mbajnë serbët për të kundërshtuar taksën 100% të vendosur nga Qeveria për produktet serbe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.