Lajmet e fundit

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se Kosova nuk duhet të shtyhet me Malin e Zi për çështjen e kufirit, pasi Mali i Zi shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës.
"Nuk shoh asnjë rëndësi në mosmarrëveshjen me Malin e Zi. Nuk besoj se njerëzit seriozë në opozitë shohin ndonjë problem serioz në kontestin kufitar me Malin e Zi. E gjithë kjo ka të bëjë me politikën e brendshme të Kosovës, jo me Malin e Zi. Sipas mendimit tim, politikanët e zgjuar do ta pranonin këtë kufi. Është çmenduri të ketë shqetësime për të"
" Është edhe më çmenduri të mendohet se dikush në Uashington do të shqetësohet për të. Shtetet sovrane i zgjidhin çështjet me shtetet fqinje sovrane. Kosova e ka bërë këtë me Maqedoninë dhe i ka përmirësuar shumë marrëdhëniet me Maqedoninë", ka thënë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
" Pres që e njëjta gjë të ndodhë me Malin e Zi. Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s dhe është qesharake për Kosovën, që po ashtu synon NATO-n, të shtyhet me një anëtar të NATO-s për kufirin. Mali i Zi, me t’u bërë anëtar i NATO-s, do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Nuk kanë kuptim grindjet për këtë çështje. Çështja e kufirit vetëm po shfrytëzohet politikisht".
Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për Gjykatën Speciale dhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan.