Lajmet e fundit

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se amerikanët dhe evropiane duhet të punojnë bashkë sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka theksuar se në këtë proces do të përfshihet ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, sepse sipas tij “ajo njeh terrenin dhe flet serbisht”.
“Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë serbët nëse Albright duhet të përfshihet. Ajo do të përfshihet. Ajo është ish Sekretare e Shtetit. Do të përfshihet. Albright është dikush që ka jetuar në Serbi dhe flet gjuhën serbe. Për këtë duhet vlerësuar, ka thënë Serwer për N1, transmeton Klan Kosova.
Serwer në këtë intervistë ka thënë se Amerika do të duhej të kishte rol mbështetës në procesin e dialogut dhe që atë do të duhej të ndërmjetësojë Bashkimi Evropian.