Lajmet e fundit

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serëer ka thënë se UNMIK-u nuk është në gjendje të bllokojë asgjë në Kosovë ndërsa ka shtuar se nuk është problem as Rezoluta 1244.
Këtë ai e tha në një intervistë për Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.
"UNMIK-u nuk është në gjendje të bllokojë asgjë. UNMIK-u ka pak njerëz aty që kryejnë punën e një sekretarie. As 1244 nuk është problem. Sepse 1244 thotë qartë se duhet marrë vendimi për statusin përfundimtar. SHBA dhe pjesa më e madhe e evropianëve dhe më shumë se njëqind shtete të tjera kanë marrë vendimin për statusin përfundimtar. Sipas mendimit tim, pengesa e vetme është mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit".