Lideri i bendit System of a Down, Serj Tankian, ka njoftuar se do ta publikojë memoarin e tij vitin e ardhshëm.
Tankian e ka titulluar librin, “Down with the System”, dhe për këtë gjë ka lajmëruar në mediat e tij sociale.
“Bum! Kam shkruar një libër të ri. Jam kënaqur duke punuar në këtë memoar që çeli aksidentalisht e që më ka dhënë shansin unik që të zhytem thellë në historinë time familjare, në motivimet e mia që nga mosha e re dhe mësimet që nuk e kam ditur që i kam mësuar”, ka thënë ai në rrjetet sociale.
Më saktësisht, memoari pritet të dalë më 14 maj të vitit të ardhshëm përmes Hachette Books që ka premtuar që memoari do të jetë “shumë më shumë se sa një fabul rokenrolli”.
https://www.youtube.com/watch?v=iywaBOMvYLI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.