Lajmet e fundit

Siç raporton “lajmpress”, pas mesnate në fshatin Çerkez të Kumanovës janë vërejtur picgauerë policorë, të cilët kanë qëndruar në afërsi të fabrikës së duhanit “Monopol”. Gjithashtu në orët e hershme të mëngjesit janë dëgjuar edhe të shtëna. Lajmi ende nuk është konfirmuar nga SPB-ja e Kumanovës, ndërsa informata të reja do ju sjellim në vazhdim. Ndërkaq në orët e hershme të mëngjesit, në hapësirën ajërore të Shkupit janë dëgjuar helikopterë të shumtë.