Lajmet e fundit
Sot në Shkup pritet të mbahet takimi mes katër liderëve të partive politike, kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ai i LSDM-së Zoran Zaev, të PDSH-së, Menduh Thaçi dhe të BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë takim do të jenë prezent edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Takimi është paralajmëruar të mbahet në ora 13.30.Ky është vazhdimi i takimit që filloi të enjten me qëllim të daljes nga kriza politike në Maqedoni, njofton “Zhurnal”.