Lajmet e fundit

Për herë të dytë janë mbajtur protesta në disa qytete amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump si President.
Ndonëse turmat ishin të vogla, shumë të rinj janë shprehur se zgjedhja e Trump për president do të krijojë ndarje të thella përgjatë linjave racore dhe gjinore, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë policia në Portland ka thënë se janë ballafaquar me vandalizëm dhe sjellje agresive.
Në përgjigje të këtyre protestave Trump ka shkruar në Twitter që “protestat janë të padrejta”.