Lajmet e fundit

Forcat e sigurisë në Irak kanë hedhur gaz lotsjellës dhe plumba në drejtim të protestuesve anti-qeveritar në Bagdad të cilët për herë të dytë brenda këtij muaji sulmuan zonën e gjelbër të fortifikuar.
Nga këto sulme shtatë persona kanë mbetur të plagosur, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit që shumica ishin mbështetës të klerikut shiit mysliman, Moqtada Sadr, janë të inatosur për vonesat në trajtimin e korrupsionit si dhe për dështimet për të ofruar siguri.
Disa prej protestuesëve kanë tentuar ta sulmojnë edhe zyrën e kryeministrit dhe menjëherë autoritetet e Bagdadit kanë shpallur shtetrrethim.