Lajmet e fundit

Kujdes nëse udhëtoni në rrugën Elbasan - Librazhd.Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në këtë aks.
Në Xibrakë, ashtu si pak ditë më parë, toka ka rrëshqitur duke bllokuar një korsi të rrugës.
Ndërsa te "Kthesat e Murrashit" ka rrëshqitje gurësh, që e bëjnë të rrezikshme lëvizjen e makinave. Edhe te "Ura e telit" makinat lëvizin vetëm në njërin krah. /Lapsi