Lajmet e fundit

Pas pauzës 10 minutëshe, Kuvendi është rikthyer në vazhdimin e seancës por opozitarët e penguan atë menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës, për herë të dytë gjatë ditës së sotme, njofton Klan Kosova.
Para se të hidhej gazi lotsjellës, kryekuvendari Kadri Veseli bëri të ditur për përjashtimin e gjashtë deputetëve të opozitës nga Kryesia e Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar janë Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli.