Lajmet e fundit

Ankand në Serinë A për Arlind Ajetin. Janë të paktën 5 skuadra të elitës së futbollit italian që synojnë të sigurojnë shërbimet e 22-vjecarit shqiptar, i cili shkëlqeu në dy ndeshjet ku u aktivizua me kuqezinjtë në kampionatin europian. I përzgjedhur madje njeriu i ndeshjes në përballjen me Rumaninë, Ajeti mbetet shumë i kërkuar në merkato.
Fakti që është lojtar i lirë, pasi është cliruar nga cdo detyrim kontraktual me Frosinone, pas rënies së këtij ekipi në Serinë B, për qendërmbrojtësit u interesuan fillimisht Torino e Bolonga, me pas Pescara e Ledian Memushaj, ndërsa orët e fundit kanë dalë në skenë Lazio dhe Atalanta ku luan Gjimshiti.