Lajmet e fundit

Lajme jo të mira nga Argjentina për Manchester City-n. Në ndeshjen kundër Ekuadorit, Sergio Aguero u detyrua të braktisë fushën në minutën e 22, për shkak të një dëmtimi. Testet e para mjekësore raportojnë për një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të këmbës së majtë.