Lajmet e fundit

Raportohet se tenistja Serena Williams është shtatzënë, dhe qëllojani se kush është babai? Po, askush tjetër pos të dashurit të saj të spekuluar, Drake, transmeton Klan Kosova.
Në fakt thuhet se gjatë garës në US OPEN ajo veçse ishte shtatzënë.
"Edhe pse dyshja nuk janë më së bashku, Serena dhe Drake kanë shumë dashuri për njëri tjetrin. Ata janë miq shumë të mirë dhe do të bëhen prindër të mrekullueshëm", ka thënë burimi i afërt me ta.
Është pak e vështirë të besohet se ajo është shtatzënë, meqë së fundmi është fotografuar duke i shijuar pijet e paradrekës me miken e saj Eva Longoria.
Apo ndoshta ato ishin joalkoolike?!