Lajmet e fundit

Një natë para ndeshjes më të rëndësishme të jetës së saj, tenistja Serena Williams ka zgjedhur një shoqëruese interesante, siç është Kim Kardashian, për ta kaluar mbrëmjen dhe për ta qartësuar kokën, transmeton Klan Kosova.
Serena dhe Kim kanë shkuar në Carbone të New York-ut për të shijuar ushqimin italian, duke mbërritur dhe dalur nga aty bashkë, për t’u larguar me të njejtën veture nga vendngjarja.
Është interesante, duke konsideruar faktin qe pas vetëm disa orësh Serena do të përballet me motrën e saj Venus Williams në çerekfinalen e U.S. Open, ku Venus do të mundohet ta ndalojë motrën e saj nga fitimi i të gjitha çmimeve Grand Slam brenda një viti, gjë e cila nuk është arritur që nga viti 1988 nga Steffi Graf.
Sidoqoftë, Serena dhe Venus janë përballur 27 herë gjatë viteve dhe Venus ka fituar 11 herë. Pra kjo ndeshje nuk do të jetë si një shëtitje në park për Serenën.
Në fund, me gjithë atë presion dhe historinë në pritje, ajo e ftoi Kim Kardashian për një darkë para ndeshjes.