Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Prishtina në bazë të Rezolutës 1244 nuk ka të drejtë që ta formojë ushtrinë e Kosovës dhe se Serbia me të gjitha mjetet politike do të luftojë kundër formimit të saj.
"Ata nuk munden që pa votat e Listës Serbe të sjellin një vendim të tillë. Për një gjë të tillë nuk kanë të drejtë në bazë të rezolutës 1244 dhe një vendim i tillë do të ishte i paligjshëm. Sipas kësaj rezolute të vetmet forca të armatosura janë ato të OKB-KFOR-it", ka thënë ai për Radio Televizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.