Lajmet e fundit

Ministri e Ekonomisë i Serbisë, Zhelko Sertiq ka njoftuar që deri në fund të këtij viti do të shpallen njoftime për privatizimin e 80 kompanive në Serbi. Nga to, 7 janë në territorin e Kosovës, njofton Ballkan News, transmeton Klan Kosova.
Sertiq ka thënë se këto kompani aktualisht janë në ristrukturim, ndërsa njoftimi për privatizim do të shpallet pasi të kalojë afati ligjor i ankesave të kreditorëve që pretendojnë të kenë hise në to.
Ai ka thënë se për kompanitë që ndodhen në Kosovë, megjithatë, do të veprohet në pajtim me marrëveshjen e Brukselit.