Lajmet e fundit

Kompania serbe e fluturimeve, Air Serbia, ka dyfishuar fluturimet midis Moskës e Beogradit, pasi avionët e tyre mund të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian.
Përderisa Serbia është bërë një port udhëtimi midis Rusisë dhe Evropës, “Air Serbia” ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd, ku gjatë javës janë 15 sosh.
Serbia nuk është anëtare e BE-së dhe ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë hapësirën ajrore të BE-së. Kjo e ka bërë atë të vetmin korridor ajror evropian që mbetet i hapur për Rusinë