Lajmet e fundit
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë një interviste për Euronews tha se Serbia po humbet durimin me Bashkimin Evropian pasi ajo ka arritur shumë dhe nuk ka marrë atë që i takon.

“Keni nisur reforma të vështira. Kemi arritur shumë në dialogun me Kosovën, por duket se nuk mjaftojnë pasi as nuk jemi respektuar për këtë”, është shprehur Vuçiq për “Euronews”.
Vuçiq ndër të tjera ka folur edhe për “normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. “Ka qenë shumë e vështirë, një çështje vështirë për ne, por ne e kemi vazhduar dialogun me Kosovën. Puna ime është të kujdesem për interest e vendit tim, dhe nuk më intereson nëse ajo që bëj nuk është ajo që dikush mendon.” u shpreh Vuçiq.