Lajmet e fundit

Beogradi po matet se në çfarë formati do të përfaqësohet në Samitin e Bashkimit Evropian - Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 17 maj në Sofje.
Sipas gazetës serbe "Novosti" , pas Spanjës edhe Rumania dhe Qiproja janë afër vendimit që të mos marrin pjesë në diskutimet kryesore në këtë takim, transmeton Klan Kosova.
"Këto tre anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën shtet nuk duan që të jenë në të njëjtën tryezë me përfaqësuesit e Prishtinës, madje as që të gjenden në fotografinë e përbashkët e cila është e zakonshme për konferenca të tilla.
Spanja, Rumania dhe Qiproja mund të përdorin Planin B, në mënyrë që zyrtarët e tyre të jenë vetëm në një darkë pune të planifikuar të mbahet një ditë para samitit, ndërsa të nesërmen ata do të përfaqësoheshin nga disa anëtarë të tjerë, transmeton Klan Kosova.