Lajmet e fundit

Avokati serb Toma Fila, që kishte qenë avokat i Slobodan Millosheviqit, ka thënë e Serbia ka kërkuar ekstradimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, ngase ka prova të reja kundër tij, të cilat nuk ishin pjesë e aktakuzës së Tribunalit të Hagës.
“Prokuroria e Hagës e kishte akuzuar Haradinajn në mënyrë që ai të lirohet “, ka thënë fila, duke theksuar se Gjykata e në Colmar kishte thënë se cështja Haradinaj do të gjykohet vetëm nëse Serbia sjellë fakte të reja, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ramush Haradinaj ishte gjykuar dy herë në Tribunalin e Hagës nën akuzën për krime të luftës, ku nga të dyja gjykimet, doli të jetë i pafajshëm.