Lajmet e fundit

Në humor më të mirë kaherë nuk janë parë.
E gjithë këtë gëzim në fytyra, qeveritarët e Serbisë po e shfaqin midis Brukselit, njofton Klan Kosova.
Këtu po i hapin dy nga kapitujt kryesor të negociimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
E njëri prej tyre, ai me shifrën 35, i dedikohet normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Për ministrin e jashtëm të vendit që ka kryesimin e BE-së, ky kapitull ka shumë rëndësi.
E komisionari i BE-së për fqinjësi të mirë dhe politikën e zgjerimit, Johanes Han që më parë kishte thënë se në union nuk ka vend në për vendet në probleme me fqinjtë, tha se ky është vetëm fillimi i procesit të integrimit evropian të Serbisë dhe Kosovës .
Ndërkaq kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq tha se hapja e këtyre kapitujve është një lajm i mirë për rajonin dhe vendet e Ballkanit perëndimor. Ai këtu zuri në gojë edhe Kosovën, por jo si territor të ndarë nga Serbia.
E ishte pikërisht një gazetar nga Kosova, që i ndërroi humorin Vuciqit, kur presidentitit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dha epitetin e njeriut të çmendur.
Kronikë nga Liridon Zeqiri