Lajmet e fundit

Serbia sot në Konferencën Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian hapi dy kapituj të rinj në negociatat e pranimit me BE-në, atë të 20-të, të ndërmarrjeve dhe politikave industriale, si dhe 26, të kulturës dhe arsimit.
Në të njëjtin takim, siç ka mësuar "Tanjug", menjëherë është mbyllur përkohësisht kapitulli 26, sepse në fushën e arsimit dhe atë të kulturës nuk ekzistojnë kriteret e përbashkëta me BE-në të nevojshme për harmonizim të saj, transmeton Klan Kosova.