Lajmet e fundit

Vuqina Jankoviq është emëruar shef i ri i qarkut të Mitrovicës në kuadër të strukturave paralele në Kosovë, bëhet e ditur nga webfaqja kosovskomitrovacki.okrug.gov.rs
Siç theksohet, vendimi për emërimin e tij u miratua nga Kryeministri i Republikës së Serbisë më 29 korrik 2021. Jankoviq zëvendësoi kreun aktual, Slavko Simiqin.
Para këtij emërimi, Jankoviq shërbeu si kryetar i Zveçanit, ndërsa në zgjedhjet lokale që në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, kandidati i Listës Serbe për kryetar të kësaj komune do të jetë Dr. Dragisha Miloviq.