Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se një marrëveshje reale me Kosovën nuk do të mund të arrihet pa përfshirjen në dialog të Amerikës dhe Rusisë.
"A është e mundshme të arrihet një marrëveshje pa SHBA-në dhe Rusinë? Nuk është reale. Këto vende duhet të jenë të informuara dhe të pajtohen me atë që mund të jetë një marrëveshje eventuale", ka thënë ai, transmeton klankosova.tv.
Vuçiq ka bërë me dije se shumë vende evropiane, që sipas tij, e mbështesin pavarësinë e Kosovës, janë të interesuar të përfshihen në fazën finale të negociatave, që po ndërmjetësohen nga BE-ja.
"Nuk shoh asnjë pengesë që në vazhdim të dialogut të përfshihen edhe Rusia e Kina, pasi që janë të paktën 10 shtete që po mendojnë të përfshihen. Pse duhet të përfshihen vetëm ato shtete që e kanë njohur Kosovën?"./klankosova.tv