Lajmet e fundit

Dështimi i dhënies me koncesion të kompleksit turistik Brezovica, është humbje jashtëzakonisht e madhe për ekonominë e Kosovës, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë dhe përfaqësues të organizatave të turizmit në Kosovë.
Ata konsiderojnë se projektin për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës e dështoi Serbia dhe mospërgatitja e duhur e institucioneve të Kosovës në këtë proces
Komiteti drejtues ndërministror i ngarkuar për zhvillimin e procedurave lidhur me Projektin për zhvillimin e qendrës turistike të Brezovicës, ka njoftuar një ditë më parë se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze, ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.