Lajmet e fundit

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se" Serbia dënon fuqishëm pretendimet territoriale, të cilat i paraqiti në Prishtinë kryeministri Shqipërisë Edi Rama"
Ai në në një konferencë shtypi shtoi se shefi i qeverisë shqiptare me "këto pretendime në territorin tonë, ka fyer popullin serb".
"Në vend të uljes së tensioneve, ai ka ngritur tensionet në rajon. Do të ishte shumë më e dobishme nëse Rama dhe kolegët e tij të dërgonin mesazh të pajtimit, dëshirën për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon, ashtu siç bën Serbia".
Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kreut të ekzekutivit shqiptar i cili gjatë mbledhjes së sotme të dy Qeverive që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" ndër të tjera tha se “ëndrra e bashkimit kombëtar në mes të Kosovës e Shqipërisë do të bëhet realitet përmes anëtarësimit në Bashkimin Europian", raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.