Lajmet e fundit

Në varrezat e Novi Pazarit në Serbi, gjatë mbrëmjes të së hënës, janë shkatërruar 29 gurë të varrezave, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë së Novi Pazarit, Jovan Milanoviq.
Policia e prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes për hetime dhe janë vëzhguar të gjitha kamerat e sigurisë, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Varrezat që kanë rënë në duart e vandalëve, ishin të myslimanëve që sot festojnë përfundimin e Ramazanit dhe festën e Fiter Bajramit.