Lajmet e fundit

Paraditen e sotme, në orën shtatë janë hapur qendrat e votimit për referendumin republikan për ndryshimin e kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin.
Qytetarët serbë do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në tetë mijë qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00.
Ndërkaq dje në Kosovë u mbajt seancë e jashtëzakonshme në lidhje me këtë referendum, seancë kjo e cila përfundoi me miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi, njofton Klankosova.tv.
Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik.
E Beogradi zyrtar pak orë pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi i Kosovës është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë.
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi mori vendim që serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e nesërm në disa qytete të Serbisë.
Votuesit serbë nga Kosova do të mund të votojnë në vendvotimet në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë dhe Vranjë.