Lajmet e fundit

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se serbët janë skeptikë për drejtësinë që mund të vendosë Gjykata Speciale.
“Serbët fillimisht jemi mjaft skeptikë kur është fjalë për drejtësinë ndërkombëtare për ish-Jugosllavisë. Ne shpresojmë që ky gjykim do t’i kontribuojë dënimit të njerëzve që janë përgjegjës për krime lufte. Jo vetëm në interes të Serbisë, por edhe të popullit shqiptar, kriminelët duhet sjellë para drejtësisë”, ka thënë Gjuqiq në një intervistë për gazetën serbe Alo, transmeton Klan Kosova.