Lajmet e fundit

Një grup i punëtorëve serbë të kombinatit"Trepça" kanë njoftuar se do të protestojnë edhe sot kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që Projektligjin për "Trepçën" ta fus në procedurë urgjente në rendin e ditës së seancës parlametare të së premtes.
Sipas Ligjit në fjalë Qeveria e Kosovës do të jetë pronare 80 për qind të Trepçës, dhe pjesa e mbetur prej 20 për qind do t`iu takojë punëtorëve të gjigantit metalurgjik, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës kundërshtuan projektligjin për Trepçën në këtë takim, duke theksuar se përjashton komunitetet serbë nga vendimet për të ardhmen e kombinatit, dhe se i tërë procesi është politizuar.
Kjo protestë do të zhvillohet në Leposaviq, Rudare dhe në Zveçan.