Lajmet e fundit

Analisti politik serb, Dejan Vuk Stankoviq beson se zgjidhja për statusin e Kosovës të cilën sipas spekulimeve të mediave serbe e sjellë me vete, ndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, i cili arrin në Beograd mtë mërkurën sigurisht që nuk ofron një zgjidhje që do të jetë në përputhje me " kuptimin tonë të gjërave".
"Është thelbësore që Serbia të marrë sa më shumë që të jetë e mundur për serbët në Kosovë dhe të shmangë njohjen. Mendoj se çdo gjë tjetër mund të jetë temë e bisedës", tha ai për Tanjug, në pyetjen për të komentuar mbi planin e SHBA-ve për Kosovën, i cili sipas mediave serbe ofrohet nga Administrata Trump të cilin thuhet se Mitchell do t'i paraqesë Presidentit serb Aleksandar Vuçiq të mërkurën.
Ndërkohë që zyrtari i lartë amerikan sot ka hedhur poshtë spekulimet duke mohuar të ketë ardhur në Kosovë të shpalos ndonjë plan të veçantë apo pako për Kosovën, transmeton Klan Kosova.
Ishte gazeta serbe "Veçernje Novosti" e cila raportoi se Amerika do t’i dorëzojë një pako me katër pika Serbisë e cila lidhet me Kosovën.
Gjithnjë sipas kësaj gazete, pakoja në fjalë përmban katër pika që i gjeni më poshtë:
1: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë kompetenca ekzekutive.
2. Ky asociacion të jetë i lidhur me institucionet e Kosovës për një zëvendëskryeministri që do të jetë nga komuniteti serb.
3. Serbia ta lejojë Kosovën që të anëtarësohet nëpër organizata ndërkombëtare
4. Në këmbim të kësaj Serbisë t’i hapet dera për në BE dhe që të ketë përkrahje nga SHBA në arenën ndërkombëtare në fushat si ekonomia dhe politika”.