Lajmet e fundit

Serbët e Gazimestanit sot shënuan festën e Vidovdanit.
Pjesë e saj ishte edhe shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili prapë tha se kjo tokë është zemra e shtetit të tij.
Kjo thirrje u dëgjua edhe nga qytetarët që kishin ardhur ta festojnë përvjetorin e Betejës së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Me ta erdhi edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe princi serb, Aleksandar Karagjorgjeviq.
Kronikë nga Besnik Tahiri.