Lajmet e fundit

Për çdo 28 qershor një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë bllokohet dhe shtohet numri i policëve.
Arsye për këtë është festa e serbëve e njohur si Vidovdani, që zhvillohet tek monumenti në Gazimestan afër Obiliqit.
Një numër i konsiderueshëm i serbëve erdhën në këtë ceremoni derisa shumica arritën me autobus edhe nga Serbia.
Në këtë ceremoni përkujtohet princi serb Car Llazari, që kishte vdekur në Betejën e Kosovë 627 vite më parë, njofton Klan Kosova.
Aty morën pjesë peshkopi serb për Rashkë e Prizren, Teodosie derisa pas tij erdhi edhe princi aktual serb, Aleksander Karagjorgjeviq.
Kronikë nga Dibran Istrefi.