Lajmet e fundit

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna nuk mund të vazhdojnë më tutje, transmeton Klan Kosova.
Këtyre dy zyrtarëve që u nisën për të vizituar pikën kufitare në Jarinje të Leposaviqit, udhën në gjysmë ua ndalën serbët e veriut .
Këta u barrikaduan për arsye që nuk i dinte askush. Madje as nga drejtoria rajonale e veriut të Kosovës, nuk ka informata për motivet e kësaj bllokade.
Kur u pa se nuk ka vazhdim tutje për në pikën veriore kufitare, Hotit e Rafunës, iu kumtua lajmi se duhet të kthehen.
Këtë dështim vizite ministri I financave e kompensoi dhe bashkë me të parin e doganës shkuan në në terminalin doganor në Jug të Mitrovicës.
Por në ndërkohë, Hoti, duket se i mori vesh arsyet e protestës së serbëve. Kështu, mohoi se ata u barrikaduan për shkak të mos themelimit të Asociacionit, siq kishin njoftuar mesiat serbe në veri.
Kronikë nga Besnik Tahiri.